Raportin e ish-senatorit Dick Marty dhe shndërrimin e tij në rezolutë në Këshill të Evropës e ka quajtur mizor dhe të tmerrshëm, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
“Është shtrembërim i dinjitetit njerëzor. Jam këtu për ju, jo për t’i fajësuar paraardhësit tuaj. Jam këtu të ju them se si rrjedhojë e vendimit të shkuar të këshillit, bota e drejtësisë u kthye përmbys. Viktima u kthye në kriminel. Kërkimi për të vërtetën u kthye në një përsëritje të pafundme gënjeshtrash”, është shprehur Rama, njofton KlanKosova.tv.
“Luftëtari u shndërrua në një krye të një bande mafioze. Një udhëheqës që ëndërron paqen u shndërrua në kriminel lufte. Lufta çlirimtare u shndërrua në histori të trafikimit të organeve. Nuk jam këtu të lutëm për Kosovën, e vërteta e Kosovës është e njohur për të gjithë ata që kanë sy për të parë dhe vësh për të dëgjuar, ata që e kanë zemrën në vendin e duhur”.