Policia e Kosovës ka suspenduar nga puna, komandantin e stacionit të policisë në Skenderaj, Bastri Durmishi.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
“Zyrtari policor i apostrofuar nga ana e juaj, pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme, është suspenduar konfrom udhëzimit administrativ të PK-së në fuqi, për të vazhduar me procedura të mëtejme”, ka thënë Kelani.
Suspendimi i Durmishit erdhi pasi që i njëjti kishte bërë një postim në Facebook duke komentuar zhvillimet e fundit politike.
Kujtojmë se drejtori i policisë, Rashit Qalaj ka marrë vendim që zyrtarët policor të mos shfaqen në rrjetet sociale me komente apo poshtme të ndryshme të cilat mund të ndikojnë në pozitën e tyre.