Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka rikthyer edhe njëherë temën e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti Pensional.
Ai ka thënë se do të votoj pro këtij vendimi më arsyetimin se ka pritur që të formohet Banka Shtetërore e Kosovës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Tash do të votoj pro trustit për me tërheq. Herën e kaluar kam abstenuar sepse kam pritur që do të bëhet Banka Shtetërore e Kosovës dhe mjetet financiare të Kosovës do të hyjnë përmes Bankës Shtetërore, të cilat do t’i orientojnë kah investimet kapitale. Ajo nuk po bëhet dhe për mua ka qenë shumë brengosje kjo humbja e përmbi 160 milionë eurove jashtë”, ka deklaruar Humolli.
Sipas Humollit, çdo Qeveri në kohë krize nuk lejon që resurset financiare të dalin jashtë, pasi që tani jemi duke i qit jashtë resurset financiare.
“Në kushte normale çdo qeveri resurset financiare në kohë krize nuk i lejon me dal jashtë. Ne jemi prap duke qitë jashtë mjete financiare që do ta dëmtonte ekonominë e vendit tonë. Më duket më korrekte që t’i shfrytëzojnë qytetarët tanë se sa kompanitë ndërkombëtare”, deklaroi Humolli, për lajmi.net
I pyetur nëse ka edhe deputete tjerë nga radhët e LVV-së që do të votojnë pro, Humolli refuzoi që të përgjigjej duke thënë se i takon deputetëve në mënyrë të pavarur të vendosin