Avdullah Hoti, i mandatuar për Kryeministër nga Presidenti, ka kërkuar që të ketë durim dhe kujdes ‘në kërkim të përgjigjes’ se si ndodhi vdekja e A.M në Qendrën e Paraburgimit, i cili dyshohet se është vetëvrarë.
Hoti thotë se masat e karantimit janë marrë për të ndaluar shpërndarjen e virusit, por, sipas tij, këto masa nuk i përligjin gabimet, neglizhencën e joprofesionalizmin.
Shkrimi i plotë:
Perfundimi tragjik i nje te riu, i sapo kthyer nga studimet ne Gjermani, eshte dhembje e madhe per familjen dhe per secilin prej nesh. Si qytetar dhe si prind, i shpreh ngushellime familjes se te ndjerit, atyre qe e kane njohur dhe qytetareve te Gjilanit.
Ne keto momente duhet te jemi te kujdesshem e te durueshem ne kerkim te pergjigjes se si na ndodhi e gjithe kjo. Karantinimi eshte perdorur dhe po perdoret per te parandaluar shperndarjen e virusit. Por, pa dashur te paragjykoj asgje, kjo nuk perligj gabimet e mundeshme, neglizhencen e jo profesionalizmin.
Te gjithe jemi te zemruar, por zemerimi nuk na ndihmon ta gjejme te verteten. Na duhet durim dhe veprim profesional e gjitheperfshires i organeve te ligjit per te zbardhur rastin dhe per te qene te pergjegjshem para familjes se te ndjerit