Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj edhe njëherë ka shkruar në Facebook në mbrojtje të shefit të tij në parti, kryetarit të sapo-rizgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.
Në këtë postim në Facebook ai thotë se opozita po e mbron Serbinë.
Ai ka folur me gjuhë të rëndë ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duke thënë se: “Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”
Feraj thotë se një javë më parë, Vuçiq u ankua pse e ka liruar nga burgu Kurtin.
Ky është postimi i tij i plotë:
Edhe këtë javë:– Opozita vazhdoi mbrojtjen e Serbisë si engjëlli i paqes në Ballkan kundër prishjes së imazhit të saj nga djalli Albin që po e paraqet si rrezik për paqen!– Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!– Një javë më parë Vuçiqi u ankua pse e ka liruar Kurtin nga Burgu!– SBASHK-u vazhdon të na “afrojë” me SHBA-në duke e afruar emrin “sindikatë” me kuptimin që ka në Amerikë!– Tani për tani, lëvizja “sindikaliste” në Kosovë po kërkon dhe po merr mbështetje nga e ashtquajtura “e djathtë” e Kosovës!.