Rama në OKB: Serbia duhet ta njohë Kosovën


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i bëri edhe një herë thirrje Kosovës dhe shteteve të tjera të rajonit që të bashkohen me nismën e Ballkanit të Hapur.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Rama tha se kjo nismë do të lehtësojë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në mes të OKB-së, kryeministri shqiptar ia bëri të qartë Serbisë se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe se Serbia do duhet ta njohë atë si Republikë të pavarur dhe sovrane.

“Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë, Shqipëria nuk do të lëviz asnjë centimetër për mbështetje që të njohë Serbinë. Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit dhe të bëjnë rolin e tyre për një marrëveshje të mbështetur nga BE dhe SHBA. Dialogu është i nevojshëm dhe Ballkani i Hapur do ta ndihmojë këtë proces”.

“Nëse do të ecësh shpesh ec i vetëm. Nëse do të ecësh lart, ec krah për krah”, tha ai.

Mes tjerash ai foli edhe për Gjykatën Speciale, duke e quajtur dështim monumental në nivel ndërkombëtar.

Ai e quajti këtë raport një prej rasteve më të këqija të realitetit të shtrembëruar në nivel botëror.