Katër raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar të martën në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Sipas ministrisë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Tash, numri i rasteve aktive është 67.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë imunizuar 37 persona në tërë Kosovën.