Po nis edhe një tjetër javë, por bashkë me të nuk do të nis viti i ri shkollor.
Një arritja e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës ka bërë që nga 25 gushti mësimdhënësit të jenë në grevë.
Sindikata e Arsimit kërkon nga ekzekutivi 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga, në mënyrë që të përballohet inflacioni.
Qeveria nuk e ofron atë, thonë se “nuk e mundësojnë kornizat buxhetore”.
Në një klimë të tillë, javën e kaluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Rrahman Jasharajt, kryetarit të Sindikatës, s’ka prodhuar marrëveshje.
Rrjedhimisht është shtuar hendeku edhe në deklarata publike.
Kurti e ka përmendur në konferencë për media e Kuvend mënyrën sesi Jasharaj e ka quajtur “vëlla”.
“Nuk ka raport privat me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Kurti.
E Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse ai nuk dëshiron “nuk do ta quajë Kurtin më vëlla”.
Në anën tjetër, pas presidencës edhe Avokati i Popullit tashmë e ka nisur ndërmjetësimin.
Por sipas Arbërie Nagavcit, ministren e e Arsimit, “SBASHK nuk po pranon asgjë”.