Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe të gjithë gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka qenë çdoherë e hapur dhe bashkëpunuese me të gjitha mediat në Kosovë dhe jashtë saj, me qëllimin e vetëm të informimit të drejtë dhe korrekt të publikut. Ky bashkëpunim është rritur ditë pas dite”, ka thënë Guvernatori Mehmeti.
Ai ka deklaruar tutje se bashkëpunimi me mediat do të vazhdojë të jetë një nga pikat kryesore të punës së institucionit që e drejton edhe në të ardhmen.