Jonida Vokshit do të jetë prezantuese në “Big Brother VIP Kosova”

“Big Brother VIP Kosova”, ende pa nisur, ka krijuar një “lumë” raportimesh dhe spekulimesh.

Në mediat online në baza ditore përfliten emra nga më të ndryshmit dhe krijohen plot hamendësime.

Së fundmi ishte një postim i aktores dhe prezantueses Jonida Vokshi, ku i “përgjigjej” thirrjes së produksionit që bëri xhiron në rrjet.

Prezantuese? Opinioniste? Banore?

Teksa koha e nisjes po afron, befasitë e këtij produksioni, që do të ketë përplot të papritura e risi, po zbulohen një nga një.

Tashmë është zyrtare! Jonida Vokshi, një nga figurat më popullore të jetës publike andej e këndej kufirit, i bashkëngjitet “Big Brother VIP Kosova”!

Vokshi do të paraqitet në skenën gjigante të “Big Brother VIP Kosova” përkrah prezantuesit zyrtar të këtij formati televiziv, Alaudin Hamiti, ndërsa pritet që dyshja e famshme të drejtojnë bashkë netët “prime”.

Nisur nga eksperienca e tyre e gjatë në ekran, Vokshi, si njëra ndër vajzat më të bukura të ekranit dhe Hamiti si një nga prezantuesit më me nam në trojet shqipfolëse, pjesa e moderimit të këtij formati duket të jetë në duar të sigurta.

Duke folur për të parën herë mbi eksperiencën, Jonida zbuloi më shumë detaje për momentin kur mori propozimin.

“Ftesën për të qenë pjesë e projektit në fillim e mora nga telefoni, pasi ndodhesha në Tiranë. I hipa makinës menjëherë dhe u nisa drejt Prishtinës. E kam pritur me shumë qejf, dëshirë dhe vlerësim këtë lajm. Jam e nderuar të jem pjesë e këtij projekti kaq të madh, që sigurisht do të shënjojë një pikë të rëndësishme në karrierën time. Pritet që të jetë një super spektakël, që do të bëhet pjesë e çdo familjeje shqiptare deri në javën e fundit”, u shpreh ajo.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Alaudini dhe Jonida shfaqen bashkë në një eksperiencë televizive.

Ndryshe përgatitjet janë drejt përfundimit dhe spektakli “Big Brother VIP Kosova” pritet që shumë shpejt të nisë rrugëtimin për audiencën e gjerë kudo ku flitet shqip, përmes Klan Kosovës dhe ArtMotion.

Surprizat nga ky megaproduksion, i cili vjen për herë të parë në Kosovë, do të vazhdojnë. Do t’i themi me kohë, secilën prej tyre.