Vedat Muriqi ka shënuar gol përballë gjigantit spanjoll Real Madrid.
Reprezentuesi kosovar si gjithmonë e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë për Mallorcan në sfidën që po zhvillohet në Santiago Bernabeu.
Ishte minuta e 35-të e ndeshjes, kur reprezentuesi kosovar gjeti golin.
Një harkim i bukur nga Lee Kang-In bëri që Muriqi të realizonte gol të bukur me kokë për t’i dhuruar Mallorcas epërsinë 0-1.
Kujtojmë që prizrenasi edhe në sekondën e 30-të pati një rast fantastik, por goditjen e tij të fuqishme e priti Thiabut Courtois.
Për Muriqin goli ndaj Realit është i treti këtë edicion në La Liga.