Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, ka bërë të ditur se një person është arrestuar të shtunën mbrëma, shkaku që, sipas tij, ka kërcënuar Pacollin dhe i ka kërkuar para.
Ai ka dhënë edhe inicialet e dhe detaje për personin që kërcënoi.
“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me inicialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para”, shkruan ai në Facebook.
Sipas këshilltarit të Pacollit, ky person ka pretenduar edhe të jetë prokuror i Kosovës.
“Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimet e bëra”, shkruan Naim Murseli.