Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj sonte në një rrëfim specialnë “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ka thënë se nuk ishte i përgatitur për një përplasje të tillë që ndodhi sot me mësimdhënësit në një shkollë.
“Nuk më kujtohen fjalët çka më ka thënë, pasi nuk isha i përgatitur emocionalisht për një përplasje të tillë, ajo çka e di është se nuk ishte mësimdhënës, kishte një fjalor që nuk më kujtohet, pastaj ka tentuar të më afrohej, nuk e di se çka ka qenë qëllimi i tij, ndoshta shkak i frustrimit që po i krijojnë të tjerët ndaj meje”, ka thënë ai.
Jasharaj ka thënë se fatmirësisht nuk e ka goditur, dhe se nuk është rregull kjo që ka ndodhë, por që kjo dëshmon që shkollat nuk janë të sigurta.