Musli Rexhepi, gjysh i një nxënëseje që sulmoi mësimdhënësit në Shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, deklaroi se armiku i nxënësve është kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Ai tha të hënën se Jasharaj i ka ndarë mësimdhënësit me kokëfortësi.
“Mbesën time e kam regjistruar në klasë të parë sivjet. Erdha të pyes a po fillon mësimi apo jo. Hyra në sallë ku po mbahej mbledhja e Sindikatës. E pashë, armikun e këtyre nxënësve, se askënd tjetër nuk e ofendoj vetëm atë personalisht. Ai e ka marrë një kokëfortësi në vete e i ka nda edhe arsimtarët edhe arsimin. Ky është armik, më i zi se shkau”, deklaroi ai pas përplasjes në klasë”, potencoi Rexhepi.
Derisa Jasharaj po dilte nga klasa ku u mbajt takimi me mësimdhënësit, Rexhepi u nis drejt tij, derisa mësimdhënësit reaguan për ta ndalur.