Një person në Zvicër pati shumë fat të shtunën, pasi u bë milioner edhe pse kohë pandemi.
Siç njoftoi Swisslos dhe e transmeton Blick, personi në fjalë fitoi shifrën prej 45 milionë frangave.
Personi të cilit nuk i është bërë publik identiteti e as gjinia, por duke thënë se ai ose ajo, ka zgjedhur saktë 7 numrat e nevojshëm për ta fituar lotarinë zvicerane.
Ai/ajo u bë milioner duke zgjedhur numrat 1, 10, 19, 27, 31 dhe 41.
Kjo edhe shënon fitoren e dytë më të madhe në Zvicër në lotari. Më e larta ishte para disa viteve kur një person fitoi 48.6 milionë franga.
Lotaria zvicerane feston këtë vit 50 vjetorin e themelimit.
ndryshe, loja e parë ishte zhvilluar më 10 janar 1970.