Kushtetuesja mund të marrë vendim para 29 majit për dekretin e presidentit

Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese nxori masën e përkohshme, ku pezulloi dekretin e presidentit të vendit për mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër. Këtë vendim Gjykata e pezulloi deri më 29 maj.

E njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se një vendim përfundimtar mund të merret edhe para 29 majit. Ndërkohë të njëjtit theksojnë se kjo masë e parakohshme ka evituar krizën politike në vend. Njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se vendimi i Kushtetueses është i drejtë dhe ka evituar krizën politike

Këtë të shtunë kjo sallë e kuvendit pritej të mbushej me deputetë për të votuar qeverinë e re.

E, Kjo me kërkesë të LDK-së për të formuar qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin.

Mirëpo këto plane i pezulloi Gjykata Kushtetuese.

Ky organ vendosi në favor të kërkesës se 30 deputeteve te Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes  për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit. Kushtetuesja të premten vendosi masën e përkohshme për pezullimin e dekretit të Thaçit deri me datën 29 të këtij muaji.

Por Albert Krasniqi nga D+ thotë që Gjykata mund të del me një vendim para kësaj date që ka caktuar.

Sipas tij afati që ka caktu ka qenë i njëjtë edhe me rastin e VLAN-it në vitin 2014

Në anën tjetër njohësi i çështjeve kushtetuese, Mentor Beqiri vlerëson që vendimi i Gjykatës është mëse i drejtë. Ai thotë që kjo kohë i duhet gjykatës të marrë vendim meritor pasi që lënda është e ndjeshme edhe në aspektin juridik edhe në atë politik.

Kurse Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë që është evituar një krizë politike dhe një situatë e re në të cilën Republika e Kosovës mund të përfundonte me dy qeveri.

Ky vendim e ka shtyrë edhe protestën që ka pasur të mbahet me datën 4 maj kundër formimit të një qeverie të re.

Sekretarja organizative e Vetëvendosjes, Vlora Haxhimemedi ka shkruar në Facebook që masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sigurisht se e shtynë protestën.