Lumir Abdixhiku i LDK-së e Memli Krasniqi i PDK-së pritët të takohen sot më Këshillin Grevist të BSPK-së në krye me Rrahman Jasharajn.
Takimet do të zhvillohen në ora 11:00 dhe 14:00.
Kërkesa për takim është bërë nga BSPK ndaj të gjitha partive parlamentar përfshirë edhe LVV-në. Por deri tani vetëm LDK e PDK iu janë përgjigjur pozitivisht thirrje së BSPK-së.
Kështu ka konfirmuar për Insajderi sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.
“Këshilli grevist i BSPK-së u ka bërë kërkesë të gjitha partive opozitare LDK, PDK, AAK, Grupi 6+ e edhe LVV-së në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë. Dy parti deri tani kanë pranuar kërkesën tonë. Në ora 11:00 takohemi me LDK-së dhe nga ora 14:00 kemi takimin me PDK-në”, tha sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.
Mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës kanë hyrë në grevë nga 25 gushti. Ata po kërkojnë nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga. Kjo kërkesë po kundërshtohet ashpër nga Qeveria e Kosovës.
Ndërkohë, Ministria e Financave i ka kërcënuar grevistët me pagë. Për më saktë ende nuk dihet se kur do të ekzekutohen pagat për punëtorët e institucioneve publike. Pagat për muajin gusht janë ekzekutuar për punonjësit e Policisë së Kosovës, ata të sistemit të drejtësisë dhe të ministrive.