Pleurat Sejdiu, nga Oda e Mjekëve, ka shtruar pyetje ndaj Ministrisë së Financave, se pse punëtorëve shëndetësorë nuk iu ka dalë paga edhe pse nuk janë pjesë të grevës.
Sejdiu, ka thënë se punëtorëve shëndetësorë nuk iu kanë dalë pagat edhe pse ky sektor nuk është pjesë e asnjë aktiviteti grevist.
“Ne të vërtet greva është akti më i rëndë e cila ka dëme kolaterale…Sot një pjesë e madhe e atyre që nuk kanë të bëjnë asgjë me grevën kanë ra viktima”, ka thënë ai.
“Po kush duhet të akuzohet që një pjesë e madhe e mjekëve do duhej t’i paguanin kreditë dhe ato para nuk i kanë. Pse të penalizohen ata që nuk janë pjesë e asnjë aktiviteti, duhet përgjegjësi e madhe”, ka vijuar ai.
Ai ka bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje sa më parë në mënyrë që të mos dëmtohet asnjë sektor i shoqërisë. /Portali D/