Prishtina hiqet nga karantina

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se  qyteti i Prishtinës do të hiqet sonte nga karantina.

Ndërsa, masat tjera të kufizimit vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Kujtojmë se Prishtina është shpallur zonë karantinë më 11 maj, kur nga 27 të infektuar sa dolën atë ditë, ishin nga Prishtina.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Prishtina hiqet sonte nga karantina. Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne. Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar.

Ky është lajm i mirë! Masat e tjera mbesin në fuqi.

#rriNshpi