Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati në një konferencë për medie ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit që janë në grevë nuk do të paguhen.
Sipas tij, bazuara në ligjet në fuqi, por edhe konventat ndërkombëtare kompensimin e grevistëve sa janë në grevë do të duhej ta bënin sindikatat. Ai shtoi se kjo është praktikë edhe në vendet e tjera të botës.
Ministri Hekuran Murati, ka bërë me dije se qeveria ka proceduar ligjin e pagave.
“Si qeveri e kemi proceduar ligjin pagave, dhe është në konsumime të ndryshme dhe do të del në konsultime publike. Në shtator kur të kthehet kuvendit nga pushimet, projektligji do të procedohet në kuvend, në këtë projektligji janë marrë parasysh edhe kërkesat e mësimdhënësve, për ruajtjen e pozitave që janë tepricë teknologjike. Sektori i arsimit është i prioritet i qeverisë së Kosovës, përkundër plotësimit të kërkesave, nga BSPK dhe SBASHK se do të fillojë grevën”, tha ai.
Sipas tij e drejta grevave është e drejtë, por grevistët kur hyjnë në grevë, kompensohen nga sindikatat.
Ai tha se stafi arsimor të rikthehet në punë, në të kundërtën nuk do të paguhen.