Lista Serbe e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese duke thënë se kjo e ruan paqen dhe stabilitetin në Kosovë.
Partia e drejtuar nga Goran Rakiq thotë se kjo marrëveshje ruan edhe dokumentet identifikuese të serbëve të Kosovës.
“Për serbët që jetojnë në Kosovë, kjo është e një rëndësie të paçmueshme, sepse populli jonë e di më së miri se sa netë pa gjumë, shqetësime dhe ankthe janë pas nesh në pritje të 1 shtatorit dhe masave të njëanshme të shpallura nga Prishtina me tensionet në veri”, thotë Lista Serbe duke shtuar se Vuçiq “me qëndrimin e tij të vendosur dhe të palëkundur ka mbrojtjur interesat kombëtare, mbi të gjitha të serbëve të Kosovës.