Boris Johnson behet baba, e emëron djalin e tij me emrin e mjekut që ia shpëtoi jetën

Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds kanë vendosur që ta emërojnë djalin e tyre të porsalindur Wilfred Lawrie Nicholas, emër ky i njëjtë me njërin nga mjekët që ia shpëtuan jetën kryeministrit britanik kur po trajtohej në kujdesin intensiv si pasojë e Covid-19.

Symonds e ka bërë të ditur emrin e djalit të saj sot përmes rrjetit social Instagram, shkruan Reuters.

Johnson është kthyer në zyrën e tij të hënën pas rikuperimit nga Covid-19. Ai ka falënderuar mjekët në spitalin St Thomas duke thënë se ia kanë shpëtuar jetën.