Kampioni i Kosovës, Ballkani, e ka vazhduar rrugëtimin në Evropë, duke siguruar grupet në Ligën e Konferencës, gjë që i mbush edhe arkat e klubit kosovar.
Pjesëmarrja në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ia ka siguruar Ballkanit 280 mijë euro, edhe pse u eliminua nga gara më e rëndësishme në botë për klube.
Ballkani, kaloi La Fioritan dhe pastaj edhe Klaksvikun dhe Shkupin duke arritur në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Këto raunde ia kishin siguruar 750 mijë euro.
Kësaj i shtohet fakti se për çdo raund Ballkani merr 100 mijë euro ekstra për shpenzime, pra shifra për katër raunde shkon plus edhe në 400 mijë euro tjera.
Kalimi në fazën e grupeve ia siguron çdo klubi edhe nga 2.9 milionë euro.
Shuma totale e Ballkanit shkon mbi 4 milionë euro të fituara deri më tani.
Për çdo pikë të fituar në Ligën e Konferencës, pra barazim Ballkanit i fiton 166 mijë euro. Për fitore i takojnë 500 mijë euro.