Një grua nga Missouri ka fituar 7.5 milionë dollarë në një lotari, pasi kishte ndryshuar mendjen për ta blerë një tiketë në momentet e fundit.
Gruaja i tha Lotarisë Missouri se nuk kishte planifikuar për të luajtur në lotari, por kishte ndaluar në njërën nga pikat ku shiten tiketat dhe në momentet e fundit kishte vendosur ta blinte, shkruan Upi të enjten.
“Nuk isha duke e blerë tiketën, por vetëm e mendova. O Zot janë 7.5 milionë dollarë”, ka thënë ajo.
Ajo tha se i kishte zgjedhur vet numrat e saj të tiketës të cilët i sollën fat.
“Atë natë dëgjova se dikush kishte fituar, por nuk doja t’i shikoja tiketat e mija. Kur e pash nuk mund ta besoja”, ka thënë ajo.