Emerson Palmieri është afrimi i shtatë i West Ham në këtë merkato. “Hammers” kanë zyrtarizuar mbrëmjen e sotme mbrojtësin italo-brazilian.
Përmes një reagimi në faqen zyrtare të klubit londinez, mbrojtësi u shpreh: “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një sfidë e madhe për mua të jem në këtë skuadër të fortë. Kam qenë gati për këtë lëvizje që nga dita e parë që u riktheva në Angli. Gjithmonë i kam admirur klubet e mëdha dhe ndeshjet më të rëndësishme. E dija historinë eWest Ham, një histori e shkëlqyer dhe kur mësova interesin që ky klub kishte për mua pranova menjëherë. Mezor po pres të luaj.”-tha ai.
Nga transferimi i mbrojtësit, Chelsea do të përfitojë 13 milionë euro plus 2 milionë euro shtesë nga bonuset.
Palmieri është ndjekur prej kohësh me vëmendje nga disa skuadra italiane, veçanërisht Lazio dhe Juventus, por në fund vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Angli, ku u rikthye pas huazimit të Lyon.
Pas eksperiencave me fanellat e Palermos dhe Romës para se të kalonte në Premier League në janar 2018, duket se për mbrojtësin nuk do të ketë një rikthim në Seria A.