Këngëtarja Dua Lipa më 27 mars të këtij viti publikoi albumin e saj të ri, njëherësh të dytin në karrierën e saj.
Ajo po shijon një sukses të jashtëzakonshëm me këtë album, pasi pothuajse po hyjmë në javën e tretë që “Future Nostalgia” vazhdon të renditet në vendin e parë në top listën zyrtare të albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar.
Ka qenë Dua ajo e cila ka rishpërndarë së fundmi në InstaStory, një nga shkrimet e Official Charts, që e pasqyron këtë sukses.
Foto: Dua Lipa/InstaStory
“Future Nostalgia” përmban gjithsej 11 këngë, të cilat janë publikuar tashmë të gjitha edhe në kanalin YouTube.
Me klipe deri më tani janë të shoqëruar katër nga 11 këngët e albumit: “Don’t start now”, “Future Nostalgia”, “Physical” dhe “Break my heart”.
Kopertina e albumit “Future Nostalgia” të Dua Lipës (Foto: Dua Lipa/Instagram)
Për të promovuar albumin ishte paraparë edhe një turne muzikor me po të njëjtin emër, “Future Nostalgia”, por që i njëjti është shtyrë për vitin e ardhshëm shkaku i pandemisë coronavirus.
Dua përndryshe aktualisht po qëndron e karantinuar në Londër, së bashku me të dashurin e saj, Anwar Hadid. /Telegrafi/
Dua Lipa (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)