Grenell: Kosovës do t’i liberalizoheshin vizat nëse Trump dhe Thaçi do ishin ende në pushtet

Ish-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vazhduar kritikat e tij drejt kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se populli i Kosovës meriton një lider që punon me ShBA-në dhe BE-në për të sjellë zhvillim dhe normalizim ekonomik.

Grenell foli edhe për mosliberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë, duke thënë se liberalizimi do bëhej nëse ish-presidenti amerikan, Donald Trump dhe ish-presidenti Hashim Thaçi do ishin ende në pushtet.

“Kosova do duhej të kishte të drejtë lëvizje pa viza deri më tani – dhe do ta kishin nëse Thaçi dhe Trump do të ishin ende në detyrë”, ka shkruar Grenell në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

“Ndaloni debatin dhe punoni drejt marrëveshjeve!”, përfundoi ai.