Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Kosovë janë 5,561 raste aktive me koronavirus.
Ministria njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 952 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,178.https://a781d7b2decf429871d2a9b3f65edd64.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
MSH njofton se nga fillimi i pandemisë në total janë administruar 1,835 031 doza të vaksinës.
Ministria e Shëndetësisë thekson se vaksinimi mbetet mënyra më e thjeshtë, më e lehtë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga coronavirusi.
Në apelin drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës MSH-ja ka prezantuar edhe qendrat e vaksinimit.
Në njoftimin e ministrisë po ashtu rekomandohen dozat që duhet të marrin secili qytetar varësisht nga mosha.