Reduktimet për rrymën, do nisin sot në mëngjes.
Kështu ka bërë të ditur dje KEDS-i ndërsa ka njofutar për fillimin e kufizimeve të energjisë elektrike.
”KEDS njofton që ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës. Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumtorët. Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime.