Punëtori i NEPTUN-it me inicialet A.S muaj më parë dyshohej se ka keqpërdorur me kartelat e klientëve, duke i marrur atyre para.
Për të njejtin dhe për tjetrin A.B Prokuroria Themelore ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqperdorim i kartelave të bankës apo të kreditit”.
Në njoftimin e prokurorisë jepen disa detja se si dy të dyshuarit i kanë ndihmuar njëri tjetrit në keqpërdorim të kartelës bankare.
“Të pandehurit A.S. dhe E.B., në bashkëkryerje, kanë keqpërdorur kartelën e bankës së një të dëmtuare, në mënyrë që i pandehuri A.B., ia ka vjedhur dhe fotografuar të dhënat e kartelës bankare dhe më pas të dëhnat i ka përdorur për blerjë të kriptovalutave përmes emaileve dhe llogari të tjera, të cilat ia kishte siguruar i pandehuri E.B., në këmbim të një shume të hollash”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.