Hulumtimet më të reja kanë treguar që madhësia e penisit dhe e vagjinës varet nga sasia e marrëdhënieve seksuale gjatë jetës.
Megjithatë, seksi i tepërt mund të krijojë probleme serioze, andaj ju rekomandojmë që të informoheni lidhur me këtë, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët e Universitetit në Exeter, kanë dëshmuar që marrëdhëniet e tepërta seksuale çojnë në rritjen e madhe të penisit dhe në rritjen e buzëve në organin gjenital femëror dhe të vetë vagjinës, e cila evoluon tutje nëpër dhjetë gjenerata të ardhshme në linjën gjenetike.
Dr. Megan Head, autor i hulumtimit, thotë që forma e një organi gjenital, i cili “komunikon” seksualisht me organin tjetër, pikërisht çon në ndryshime të formës së organit gjenital të pjesëmarrësit tjetër në marrëdhënie, që quhet koevolucion.
Forma e gjenitaleve sillet në raport me konstruktin e trupit, gjë që më së miri shihet te kafshët.
Për këtë shkak është bërë ky hulumtim në të ashtuquajturat insekte të varrezave, të cilat kujdesen posaçërisht për trashëgimtarët e vet.
Dr. Pavet Hopwood, pjesëmarrës në eksperiment, thekson që këto hulumtime tregojnë që konflikti i interesave seksuale midis meshkujve dhe femrave shihet në ndryshimin e formave të organeve gjenitale, gjë që ndikon në gjeneratat e ardhshme, madje relativisht shpejt.