Bajram Begaj është betuar në parlament si presidenti i ri i Shqipërisë.
Kreu i ri i shtetit, u betua sot para Kuvendit të Shqipërisë, ku do të mbajë detyrën e tij si president i republikës për 5 vitet e ardhshme.
Në postin e kreut të shtetit, ish ushtaraku Begaj do të zëvendësojë Ilir Metën.
Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.
Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim).