Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi do të kthehet te skuadra e Mallorcas. “La Repubblica” ka raportuar të mërkurën se Mallorca ka arritur marrëveshjen me Lazion për transferimin e Muriqit.
Thuhet se klubi spanjoll ka ofruar dhjetë milionë euro plus bonuse për Muriqin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Lazios, Maurizio Sarri.
28-vjeçari në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ishte i huazuar te Mallorca dhe ndihmoi ekipin ta sigurojë mbetjen në La Liga edhe për edicionin 2022/23. Ai shënoi katër gola dhe bëri tri asistime në 15 paraqitje në kampionatin spanjoll dhe bindi Mallorcan me paraqitjet që tregoi.
Muriqi ka kontratë me Lazion deri në verën e vitit 2025.