Moti për këtë ditë të mërkurë në Shqipëri do të jetë me mbizotërim të kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.
I gjithë territori do të ketë kalime të pakta vranësirash, por më të theksuara do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur nga 13°C deri në 33°C.
Era do fryjë e mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior–Veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 3–4 ballë.