Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit ka njoftuar se nga 344 testime, 110 persona kanë rezultuar me COVID-19.
Sipas ministrisë, përqindja e pozitivitetit ka arritur 31.97 për qind. Si rrjedhojë numri i rasteve aktive ka arritur në 2,116.
Po ashtu, sipas raportit të fundit, janë shëruar 163 persona dhe nuk kishte asnjë rast të vdekjes.
Kujtojmë se ditëve të fundit numër i lartë i infektimeve me COVID-19 ka përfshirë vendin tonë.
Vetëm gjatë javës së kaluar në vendin tonë janë konfirmuar 2 mijë e 7 raste të reja, kurse tre qytetarë kanë humbur jetën.
Me një situatë të tillë nuk po përballet vetëm Kosova, rritje të rasteve me COVID-19 ka pasur edhe në vendet e rajonit dhe në botë.