Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
Sipas parashikimeve dhe llogaritjeve të IHMK, reshjet e shiut gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa intensiteti dhe sasia më e madhe e tyre pritet të jetë në pjesë jugore dhe jugperëndimore të Kosovës.
Si pasojë e këtyre reshjeve nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Pellgun e Lumit Lepenc (Brezovicë, Shtërpcë, Kaçanik, Hani Elezit, Ferizaj), pastaj pjesa jugore e Dukagjinit (rrethi i Prizrenit, Therandës, Dragashit etj.), mund të krijohen vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.