407 raste të reja me koronavirus

407 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar 24 orët e fundit në Kosovë nga 1325 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar 149 persona dhe nuk ka asnjë të vdekur në 24 orët e fundit.

1860 janë raste aktive me COVID-19.

Deri më sot janë administruar gjithsej 1.831.011 doza të vaksinave. 903.542 me dozën e parë, 823.852 me dozën e dytë dhe 103.428 me të tretën.