Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 1,521 raste.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 64 qytetarë.
Në 24 orët e fundit MSh njofton se janë dhënë 78 doza të vaksinës anti-COVID.
Ndryshe, ministria ka paralajmëruar se do t’i mobilizojë kapacitetet spitalore dhe se do të bëjë gjurmimin dhe testimin e rasteve të reja pozitive me coronavirus, për shkak të rritjes së përqindjes së të infektuarve ditëve të fundit.