Nëpërmjet një sensori, seria e 8-të e Apple Watch, do të mund ta detektojë nëse përdoruesi është i ftohur apo ka temperaturë, raportoi “The Verge” të martën.
Detektimi do të bëhet bazuar në temperaturën reale të trupit, derisa sinjalizimi do të bëhet në rast se temperatura është mbi normalen.
Versioni i ri i Apple Watch, sipas njoftimit, do të ketë edhe veçori të reja rreth gjendjes shëndetësore të përdoruesit.
Veçoria e fundit ishte rreth matjes së oksigjenit në gjak, që u lansua në Apple Watch 6.