106 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se nga 294 testime, 106 persona rezultuan pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas MSH-së, 52 pacientë u shëruan gjatë kësaj periudhe.

Një ditë më parë, të dielën, kishte më shumë raste pozitive – 164, por edhe më shumë teste të kryera – 570.

Sipas të dhënave të fundit i bie se shkalla e pozitivitetit është rritur në mbi 36 për qind.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 1.066.