Temperaturat arrijnë deri në 38 gradë në bregdetin shqiptar

I nxehti i parë i jashtëzakonshëm për këtë verë pritet që në mesin e kësaj jave t’i afrohet vendeve të Ballkanit, por edhe Shqipërisë. Meteorologia Rezarta Xhakollari u shpreh se java do të nisë me temperatura normale.

“Kjo fillim jave do të nisë me temperatura normale, parashikohen të jenë rreth 29 gradë në veri, nuk do mungojnë reshjet e pakta, ndërsa në bregdet dhe zonën qendrore, temperaturat do të jetë rreth 33 gradë”, u shpreh meteorologia.

Sipas Xhakollarit, nga e mërkura edhe fundjava do të kulmohen me të nxehtin saharian.

“Parashikohet zona qendrore, kryeqyteti, zona e Beratit, pro edhe bregdeti ku termometri gjatë të shtunës dhe të dielës do të arrijë vlerat mbi 38 gradë, parashikohet të kapë edhe vlera deri në 40 gradë”, tha Xhakollari.