Dy vatra me koronavirus dalin nga karantina në Prishtinë

Pas diskutimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe pas rekomandimeve të IKSHPK-së, kompleksi ‘Rrezja’ dhe dy pika të tjera në Prishtinë, të cilat kanë qenë vatra të epidemisë me koronavirus, do të dalin sonte nga karantina.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

Ai falënderon qytetarët për përmbajtjen e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Banorët e kanë thënë më së miri në këtë foto. Falënderoni miqtë, anëtarët e familjes, fqinjët, të cilët janë në vijën e parë. Një letër e vogël jep kurajë”, ka shkruar Ahmeti.