67 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 67.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.493 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.017 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.