Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 52.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 87 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.937 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.460 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.992 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.