Ministria e Shëndetësisë, informon se nga 137 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259.
Në total numri i rasteve aktive është 52.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 87 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.937 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.460 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.992 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.