Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur sot takimin e rregullt koordinues për politikën e jashtme me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla.
Lajmi u bë i ditur në një komunikatë nga Zyra e Presidentes. Aty u tha se gjatë takimit pati diskutime për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, koordinimin me shtetet mike, si dhe për zhvillimet e fundit lidhur me dialogun me Serbinë”, thuhet në njoftimin e ZPRK-së.