Prej një muaji, në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë vdekje nga COVID-19.
Tashmë mjekët e familjes po përballen me raste sporadike të COVID-19 dhe për shkak të variantit Omicron të prekurit janë me shenja të lehta.
Gjatë një jave në poliklinikën numër 10 në kryeqytet regjistrohen vetëm 5 raste pozitive me Covid.
“Kemi raste sporadike me Covid. Gjatë një jave 5 raste pozitive. Rastet e konfirmuara janë të rinj të pavaksinuar, por janë me shenja të lehta klinike”, deklaroi mjekja Jonida Diko.
Edhe në spitale prej dy muajsh rastet e shtrimeve kanë zbritur mesatarisht në 5 pacientë.
Këtë javë, qarku i Kukësit dhe Dibrës janë rikthyer në zona të gjelbra duke mos regjistruar asnjë rast me Covid-19. Aktualisht rastet me Covid janë të shpërndara vetëm në 10 qarqe të Shqipërisë./Tv Klan