I nominuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka të drejtë ta shkarkojë secilin anëtar të kabinetit të tij, nëse ai apo ajo është i përfshirë në ndonjë proces gjyqësor.
“Në rast se ndonjëri nga anëtarët e kabinetit qeveritar dhe të të emëruarve tjerë politik gjatë mandatit sfidohet me proces të drejtësisë (I ngritët aktakuzë apo ftohet në proces gjyqësor), palët pajtohen që Kryeministri ka të drejtë ta shkarkojë automatikisht, derisa të përfundojë procesi i drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në pikën e 12 të marrëveshjes.
Sipas kësaj marrëveshjeje, më saktësisht në pikën 11 të saj, thuhet se “LDK dhe AAK nuk do përkrahin mocionet e mosbesimit të iniciuara nga palët e tjera në parlament”.