Prishtinë 9 qershor 2022. Sot oficerët doganor kanë parandaluar futjen ilegale të 4000 copë fishekve në pikëkalimin kufitar të Jarinjes.
Gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve në hyrje, në një automjet me targa të Serbisë oficerët kanë gjetur të fshehura në bagazh municione, menjëherë në bashkëpunim me policinë e Kosovë është bërë arrestimi I drejtuesit të makinës.
Kontrolli detal ka zbuluar municion si në vijim:
· 39 pako x 50 copë të llojit AUTO FMT 71gr/4.6gr gjithsej 1950 cope.
· 41 pako x 50 copë të llojit 9mm LUGER FMJ 124gr/8.0gr gjithsej 2050 cope.
Gjithsejt: 4000 copë.
Rasti I është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejme.