E mitura në Skenderaj dyshohet se iku nga shtëpia për t’u martuar

Një vajzë e mitur nga Skenderaj dyshohet se ka dalë nga shtëpia për t’u martuar me një djalë.

Rastin në polici e ka lajmëruar babai i të miturës, i cili ka thënë se ajo është larguar të premten.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin e kanë marrë viktimën, e kanë dërguar për ekzaminime mjekësore dhe pastaj e kanë kthyer te familja e saj.

I dyshuari, pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.